Nis rindërtimi i Rrugës së Thethit e cila lidh Thethin me Bogën, Qafë Thorën dhe Shkodrën. Me 3 tunele për mbrojtjen ndaj ortekëve, me sistem të ri drenazhimi dhe mure pritëse me geocell dhe prej guri kjo rrugë do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve edhe në periudhën e dimrit. Rehabilitimi i qendrës së fshatit do të sjellë përmirësim në rrjetin qarkullues nga hyrja drejt qendrës dhe lagjeve përreth.