Tiranë- Janë realizuar rreth 65% e punimeve për rikonstruksionin e rrugës Aksi Nacional Luftinjë -Izvor. Në segmentin e I i cili vijon deri në km 5+100 vazhdojnë punimet e profilimit me binder dhe hedhjen e shtresës së asfaltobetonit. Ndërkohë ka përfunduar profilimi me binder dhe hedhja e shtresës së asfaltobetonit, në segmentin e II nga km 5+100 deri te km 8+300 km, si dhe është drejt përfundimit realizimi i bankinave anësore.

Në segmentin e III nga km 8+300 deri në km 12+700 dhe në segmentin e IV nga km 12+700 deri te km 15+000 ka përfunduar hedhja e shtresës së stabilizantit, hedhja e shtresës së binderit dhe hedhja e shtresës së asfaltobetonit.

Për zhvillimin e mëtejshëm të lokaliteteve në aspektin socio-ekonomik, ky segment rrugor do ti shërbejë gjithë banorëve që përshihen në Njësinë Administrative Luftinjë (ish Komuna Luftinjë) për lëvizjen e tyre drejt rrugës Nacionale dhe qyteteve Memaliaj e Tepelenë.