Unë rri në shtëpi!

Në këto ditë kujdesi, vigjilence dhe durimi të shtuar le të takohemi këtu virtualisht, për të lexuar disa informacione interesante, mbi destinacione në vendin tonë.

“Urat janë një shprehje e luftës së përjetshme njerëzore për t’u lidhur, bashkuar dhe bërë paqe me anën tjetër” – Ivo Andric “The bridge on the Drina”

Ura e Mesit lidh Shkodrën me Drishtin (ku gjendet dhe Kalaja e Drishtit) dhe krahinën e Cukalit. Ndërtimi elegant me 13 harqe, e ka kthyer në një nga objektet më të vizituara dhe monument me vlera arkitektonike. Prej shek të 18-të eshtë ura më e madhe, e ruajtur prej periudhës Osmane në Shqipëri.

E vetëm 6 km prej saj gjendet Kalaja e Drishtit, pararojë e Kështjellës së Shkodrës. Në kohë lufte, thuhet se luftëtarët në këtë kala, përmes shenjave të zjarrit komunikonin me mbrojtësit e Shkodrës. Në ditët e sotme do të dalloni lehtë, gjurmët e kalasë mesjetare.

Për rrugën që lidh 2 objektet e historisë “Ura e Mesit –Drisht” FSHZH vijon punën për të lehtësuar lëvizjet e vizitorëve, në respekt të natyrës dhe historisë.