Tiranë- Vijojnë punimet për “Rikonstruksionin e godinës nr. 1 të studentëve, Korçë”
Në katet I-IV, ka përfunduar vendosja e dritareve, dyerve për daljen e emergjencës, shtrimi me pllaka i dyshemeve dhe vazhdon puna për lyerjen e ambienteve.
Ndërkohë po punohet për instalimet elektrike, hidroizolimin e taracës në hollin 2, grafiato dhe luçidimi i gurëve të fasadës, si dhe për lidhjen e linjës elektrike me rrjetin.

Me financim të Qeverisë Shqiptare, Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton projektet për godinat e studentëve në disa qytete kryesore, për të ofruar kushtet më optimale në akomodim me çmime të arsyeshme.
Investimi do të vijojë pasi do të ndërhyhet edhe në pjesën tjetër të këtij kampusi dhe do të bëhet lidhja e tij me Parkun Olimpik.