Tiranë- Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën me dije ndërhyrjet e reja që po fillojnë “të marrin jetë”, në Shqipëri nga veriu në jug. Projekte të cilat kanë qëllim primar të jenë në shërbim të komunitetit dhe të mbulojnë një sërë drejtimesh kryesore në vend si: infrastrukturë, turizëm, ekonomi lokale dhe kombëtare, partnership, zhvillim urban dhe përfitime sociale.

Kanë filluar punimet për rikonstruksionin e rrugës “Muzak Topia”.  Me rritjen e fluksit të grupeve turistike ka lindur nevoja e përmirësimit të gjeometrisë së kësaj rruge, zgjerimit të saj për të përballuar trafikun e vizitorëve që frekuentojnë Kalanë e Beratit.

Ndërhyrjet e projektit konsistojnë në:

  • Punime për zgjerimin e trupit të rrugës ku përfshihen edhe trotuarët me shtrim me pllaka guri;
  • Punime për ndriçimin e rrugës;
  • Punime për kanalizimet e ujrave të bardha;
  • Punime për rikonstruksionin e sheshit të lapidarit me kalldrëm;
  • Punime për krijimin e hapësirës së parkimit për automjetet/autobuzat e turistëve.
  • Punime për gjelbërimin e të gjithë segmentit.
Kjo ndërhyrje zhvillohet në kuadër të Programit për Zhvillim të Integruar Urban dhe Turizmin, me financim nga Banka Botërore për 70.000 banorë lokalë përfitues direkt, si dhe lehtësim aksesi vetëm për periudhën (janar-qershor 2019 – për 57341 vizitorë/ turistë)