Tiranë- Fshati Radomirë është porta hyrëse, për në malin më të lartë të Shqipërisë- Korabi 
Pjesë e “100 fshatrave turistike” është një nga zonat më të bukura për nga natyra dhe resurset e saj. Në vëmendje të veçantë nga Qeveria Shqiptare, përmes programit “Infrastruktura Vendore Rajonale”, tashmë është në rikonstruksion të plotë aksi “Ceren – Radomirë”.

Rrugë e cila do të përmirësojë aksesin drejt destinacioneve turistike të zonës. Prej “Liqenit të Zi” e deri në harmoninë e lëndinave e përroit të Veleshicës, mund të qëndrosh të përjetosh traditën e bjeshkëve, para se të nisësh ngjitjen për në Korab. Përmirësimi i infrastrukturës rajonale synon të krijojë një rrjet të mirëfilltë zhvillimi. Duke rritur lëvizshmërinë, nxitur mundësi të reja turizmi aventure (kamping, hiking etj) të cilat do të ndihmojnë ekonominë lokale (punësim për banorët e zonës) dhe rritjen e kohezionit social.