Tiranë-  Vetëm 8 km larg Shkodrës dhe do të gjesh lokacionet e duhura, për të shkrepur ndër fotot më të veçanta.
Fillimisht do të hasësh 13 harqet josimetrike të Urës së Mesit, mbi lumin Kir ku natyra ka “respektuar dhe mbrojtur” ndërtimin e gurtë prej shek XVIII.
Por historia e zonës së pasur veriore, nuk përfundon këtu. Jo më kot thuhet fillim i mbarë, gjysma e punës. Gjatë një distance prej 6 km do të hasësh skuadrën e punëtorëve, të cilët janë në punë e sipër për të rikonstruktuar lidhjen me një tjetër simbol qytetërimi, Kalanë e Drishtit.
Në këtë aks kanë avancuar punimet, për LOT I, në procese si:
– gërmime,
– punime betoni,
– mure e kanale anësore
– si dhe mbushje me çakull.

Gjithashtu po kryhen pastrimet e rrugës, për të mos humbur aspak kohë në përgatitjen e punimeve për LOT- II.
Së shpejti, konsidero një fundjavë për tu njohur më nga afër me kulturën dhe historinë e hershme.
Përmes përmirësimit të infrastrukturës, kryejmë detyrën tonë” në funksion të zhvillimit.