Tiranë- Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën me dije ndërhyrjet e reja që po fillojnë “të marrin jetë”, në Shqipëri nga veriu në jug.
Projekte të cilat kanë qëllim primar të jenë në shërbim të komunitetit dhe të mbulojnë një sërë drejtimesh kryesore në vend si: infrastrukturë, turizëm, ekonomi lokale dhe kombëtare, partnership, zhvillim urban dhe përfitime sociale”. Me financim të Qeverisë Shqiptare, në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përveç qendrës së qytetit dhe rehabilitimit të lumit Gjanicë, një tjetër projekt zhvillimor ka nisur të zbatohet në Fier.

Konkretisht kanë filluar punimet për “Rikonstruksionin e segmentit të dytë të rrugës “Mujo Ulqinaku” dhe segmentit të parë të rrugës “Jakov Mile”. Aktualisht po kryhen skarifikimet e trotuarëve në të dyja anët e rrugës dhe disiplinimi i ujërave të bardha. Ky aks do të plotësojë infrastrukturën e standardizuar të qendrës së qytetit dhe do të lehtësojë dukshëm qarkullimin në këtë pjesë të tij