Masterplani i Alpeve formulon një kornizë afatgjatë për zhvillimin e këtij rajoni dhe shndërrimin e tij në një pol të rëndësishëm të turizmit në vend dhe në një destinacion turistik ndërkombëtar, duke pasur në themel të tij bukuritë mahnitëse dhe pasurinë kulturore.

Zona që studion Masterplani shtrihet në territorin administrativ të 4 bashkive dhe përbëhet nga 12 njësi administrative:
– Pult, Shosh, Shalë të Bashkisë Shkodër
– Shllak dhe Temal të Bashkisë Vau i Dejës
– Kelmend dhe Shkrel të Bashkisë Malësi e Madhe
– Bajram Curri, Bujan, Margegaj, Lekbibaj dhe Tropojë e Vjetër të Bashkisë Tropojë

Orientimi i duhur i politikave dhe strategjive të zhvillimit, krijimi i produkteve dhe diversifikimi i ofertës turistike, nxitja e infrastrukturës së turizmit dhe zhvillimi i burimeve njerëzore ka për qëllim madhor të ndikojë në rritjen e mirëqenies së banorëve të këtij rajoni.

Një nga pjesët e Masterplanit është edhe Plani Kombetar Sektorial i Turizmit të Zonës së Alpeve (PKST). Pas një serie të gjatë konsultimesh me publikun dhe grupet e interesit, ky dokument me rëndësi kombëtare përcakton shtyllat e zhvillimit të rajonit të Alpeve për 15 vitet në vazhdim.

Nëpërmjet këtij Masterplani, Alpet shqiptare hyjnë në një cikël të ri të zhvillimit bazuar në një qasje të re territoriale më të ekuilibruar dhe që synon mbrojtjen e mjedisit, nxitjen e ekonomisë lokale dhe integrimin e saj në ndustrinë e turizmit.

Më poshtë mund të shkarkoni dokumentat: