Tiranë- Drejt përfundimit shtresat asfaltike dhe po ashtu në mbyllje dhe vijëzimi i rrugës, për përmirësimin e shtresave rrugore në këtë aks. Aktualisht fokusi i punës është në realizimin e bankinave në aksin e rrugës Fishtë, ngjeshjen e shtresës së stabilizantit dhe me ndërtimin e portaleve të tombinos në Kryqëzimin me rr. Nacionale. Projekti parashikon përmirësimin e shtresave rrugore të aksit që filllon në superstradën Lezhë-Shkodër deri në pikën e takimit me rrugën Lezhë-Vau i Dejës dhe ndërtimin e Kryqëzimit në pikën e takimit me rrugën nacionale Lezhë-Shkodër. Qëllimi  është përmirësimi i lëvizjes së mjeteve të transportit nga rruga nacionale Lezhë – Shkodër në drejtim të fshatrave që përfshihen në Njësinë Administrative Blinisht dhe për lidhjen e mëtejshme të fshatrave që shtrihen përgjatë rrugës Lezhë-Vau i Dejes.

Ndërtimi i Kryqëzimit me rrugën nacionale Lezhë – Shkodër do të sigurojë hyrjen dhe daljen në superstradë dhe do të eleminojë rrezikun për aksidente në këtë piketë. Ndërhyrja parashikon zgjerimin e rrugës në një gjatësi 75m për korsinë e hyrjes në superstradë dhe 75m për korsinë e daljes nga superstrada.  Projekti ka impakt social për banoret e zonës, e cila bën lehtesimin e lëvizjes së tyre drejt Njësisë Administrative Blinisht, drejt qendrave shëndetësore, kopshteve dhe shkollave, si dhe drejt objekteve religjoze të kësaj zone. Nga ky projekt përfitojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë fshatrat e Nj. Administrative Blinisht: Blinisht;Troshan; Fishtë; Krajne; Piraj; Baqel dhe Kodhel. Përveç impaktit social dhe impaktit në zhvillimin e turizmit kulturor, duhet të theksojmë se përmirësimi i shtresave rrugore të kësaj rruge do të ketë impakt të rëndësishëm për rritjen e aktiviteteve ekonomike të zonës dhe zhvillimin e tyre të mëtejshëm, ku mund të përmendim si aktivitetin kryesor atë në fushën e agro-turizmit.