Ky projekt parashikon ndërhyrje në aksin me gjatësi rreth 40.9 km dhe synon përmirësimin e kushteve të lëvizjes si dhe të mundësojë një dimension strategjik për zhvillimin e turizmit në rajonin e Lurës. Kjo rrugë i shërben banorëve jo vetëm të zonës, por edhe të gjithë turistëve vendas dhe të huaj.

Ruga fillon në fshatin Perlat, Bashkia Mirditë dhe përfundon në fshatin Fushë Lurë, Bashkia Dibër. Pika e fillimit të ketij segmenti është në kryqëzimin me rrugën Perlat-Urakë dhe përfundon në dalje të fshatit Fushë Lurë.

Aktualisht në fshatin e Lurës ka një infrastukure ekzistuese e cila është e amortizuar dhe e ndërtuar pa standard. Në këtë projekt është parashikuar që kjo zonë të rijetëzohet me të gjithë elementët infrastrukturorë që nevojiten në një zonë urbane.

Përmes rikonstruksionit të këtij aksi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të sigurojë përmirësimin e konektivitetit rajonal dhe lehtësimin e aksesibilitetit drejt potencialeve turistike të rajonit, duke sjellë zgjerimin e ofertës turistike dhe rritje të oportunitetit për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm rajonal. Projekti i rikonstruksionit do të synojë të përmirësojë cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit duke ruajtur gjurmën ekzistuese të rrugës.

Në tërësi, ndërhyrjet e propozuara në projekt do të jenë:

–              Ndërtimi i shtresave asfaltike të rrugës

–              Ndërtimi i nënshtresave;

–              Zgjidhja e drenazhimit të rrugës;

–              Ndërtimi i mureve mbajtëse dhe pritëse;

–              Ndërtimi i tombinove dhe veprave të artit në rrugë;

–              Sinjalistikën vertikale dhe horizontale;