Një nga ndërhyrjet e reja në veri të vendit, e cila tashmë është në një ritëm të mirë të procesit të punimeve. Projekti parashikon përmirësimin e shtresave rrugore të aksit që filllon në superstradën Shkodër-Han i Hotit deri në fshatin Dedaj dhe konkretisht deri në degëzimin për në fshatin Razëm, si dhe përmirësimin e shtresave rrugore të segmentit rrugor – degëzimi për në fshatin Reç.

Duke bërë të mundur:

  • përmirësimin e lëvizjes së mjeteve të transportit nga rruga nacionale Shkodër – Han i Hotit, në drejtim të fshatrave që përfshihen në Njesinë Administrative Qendër dhe Njësinë Administrative Shkrel,
  • lehtësimin e lëvizjes për banorët e zonës drejt Njësive Administrative, drejt bashkisë Koplik dhe drejt rrugës nacionale Shkodër-Koplik-Han i Hotit,
  • zhvillim dhe rritje të turizmit malor, ku mund të përmendim pikën turistike Razem, Bogë dhe pikën turistike Theth,
  • impakt të rëndësishëm për rritjen e aktiviteteve ekonomike të zonës dhe zhvillimin e tyre të mëtejshëm.

Aktivitet kryesore të zonës i përkasin fushës së agro-turizmit, bujqësisë dhe blegtorisë, kultivimit të duhanit dhe kultivimit të bimëve medicinale.