Vijojnë punimet të cilat po shkojnë drejt realizimit për rikonstruksionin e rrugës nga kryqëzimi i rrugës Dardhë – Arrëz deri në fshatin Nikolicë, me gjatësi 9.882 km.

Qyteti dhe rajoni i Korçës konsiderohen si destinacione tërheqëse kulturore dhe gastronomike në Shqipëri dhe u ofrojnë turisteve veprimtari gjatë gjithë vitit. Për këtë arsye shihet e një rëndësie të vecantë lidhja e Fshatit Nikolicë me zonat e tjera përreth. Nkolica ndodhet në krye të luginës së Devollit,12 km në jug të fshatit turistik të Dardhës dhe është fshati kyç i cili lidh krahinën e Devollit me atë të Kolonjës nëpërmjet malit të Gramozit.Ndërkohë Fshati Arrëz vetëm 4 km larg nga Dardha një vendbanim i hershëm, rreth 600-vjeçar, që ruan tradita të forta kulinarie të përpunimit artizanal të produkteve bujqësore dhe blegtorale, duke i shtuar kështu potencialin turistik.

Ndërtimi i këtij segmenti rrugor do të shërbejë për përballimin e lëvizjeve në këtë bllok banimi, duke u përshtatur dhe me pozicionet planimetrike të objekteve që e konturojnë. Një kujdes i vecantë është kushtuar edhe trajtimit të kryqëzimeve.

Në vëmendje të lartë është dhe mbrojtja e ambientit gjatë punimeve, ku të gjithë veprimet e mundshme për të siguruar që ambienti lokal i sheshit të ruhet dhe që linjat e ujit, toka dhe ajri (duke përfshirë edhe zhurmat) të jenë të pastra nga ndotja për shkak të punimeve të kryera.