Janë realizuar rreth 40% e punimeve për ndërhyrjen “Zbatimi i masave paraprake per adresimin e shqetësimeve urgjente për sigurinë dhe parandalimin e humbjes së strukturave të trashëgimisë në Kalanë e Gjirokastres”.

Paketa 1 e Punimeve të Kalasë së Gjirokastrës përfshin komponentët e mëposhtëm te cilët do të zbatohen gjatë periudhës së kontratës:

  1. Ndërhyrjet gjeologjike
  2. Ndërhyrjet Strukturore

Projekti i rigjenerimit të zonës ka identifikuar fillimisht degradimin e Kalasë së Gjirokastrës dhe ka përcaktuar ndërhyrjet e duhura për të rivendosur peizazhin autentik historik. Ndërhyrja fokusohet në Kalanë e Gjirokastrës dhe do të përfshijë restaurimin e qendrës historike.

Paketa 2 e Punimeve të Kalasë së Gjirokastrës përfshin komponentët e mëposhtëm te cilët do të zbatohen gjatë periudhës së kontratës:

  1. a) Konservimi Arkitekturor / Elektrike
  2. b) Konservimi Arkitekturor / Mekanike
  3. c) Konservimi Arkitekturor / Menaxhimi i Ujit

Paketa 3 e Punimeve të Kalasë së Gjirokastrës përfshin nënprojektin e mëposhtëm i cili do të zbatohet gjatë periudhës së kontratës:

  1. a) Çatia e muzeut

Punimet do të përfshijnë:

Paketa I / Gjeologjike

  • Instalimi i barrierave të përkohshme të sigurisë
  • Stabilizimi i tokës
  • Pastrimi i pemëve/aplikimi i herbicidit
  • Pastrimi dhe përgatitja e vendit
  • Instalimi i ankerave
  • Injektimi i kaviteteve nën kullën A
  • Mbështetja e themeleve të mureve dhe bazave të konglomerateve
  • Ankorimi i rrjetës me kthesë të trefishtë
  • Mbushje masive e betonit
  • Injektimi i fugave me grouting

Paketa I / Strukturore

  • Konsolidimi i Kullës A
  • Rindërtimi i muraturës
  • Konsolidimi i mbulesës së murit
  • Zëvendësimi i arkitrave
  • Konsolidimi i muraturës në rampë
  • Stabilizimi emergjent në muret e pavarura të tarracave të poshtme
  • Stabilizimi emergjent i strukturës A18

Paketa II dhe III

  • Qepje murature duke përdorur fibër xhami
  • Sigurimi i mureve të fryrë të muraturës në rampë
  • Restaurim muri deri në 3 m
  • Rivendosja e tokës
  • Restaurimi i brendshëm
  • Ruajtja e strukturave
  • Rehabilitimi
  • Punimet e çatisë së muzeut
  • Gërmim arkeologjik
  • Instalimet elektrike
  • Punime mekanike
  • Sistemi i ujërave të shiut
  • Sistemi i ngrohjes dhe ventilimit