Skema e Granteve për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin, e harmonizuar me programin kombëtar të Qeverisë Shqiptare për zhvillimin Socio-ekonomik te vendit “Programin për Zhvillimin e Integruar dhe të Qëndrueshëm të 100 + Fshatrat e Shqipërisë 2022-2026”, sapo ka filluar zbatimin me Bashkitë fituese të përzgjedhura nga një proces I gjatë vlerësimi.

Thirrja publike për aplikime në kuadër te Skemës u publikua në datën 15 Korrik 2021 dhe ftonte të gjitha Bashkitë e territorit të Shqipërisë të aplikonin me projekt ide në bazë të objektivave të Skemës së Granteve e cila fokusohej në dimensionet e zhvillimit rajonal, nxitjen e institucioneve dhe partnerëve për bashkëpunim nëpërmjet projekteve ndërvendore që kanë një ndikim të qartë në zhvillimin rajonal.

Në fazën e parë të aplikimit morën pjesë 55 Bashki, nga të cilat 8 aplikuan në bashkëpunim me Bashki të tjera dhe 24 të tjera aplikuan në partnership me aktorë aktivë lokal si organizata jo fitimprurëse, shoqata lokale, biznese etj.

20 projekt-idetë më të mira u përzgjodhen për të vijuar garën duke dorëzuar aplikimin e plotë. Faza e dyte e aplikimit e cila përmbyllej në 15 nëntor 2021 u shoqërua me trajnime per stafet e bashkive të përzgjedhura për përgatitjen e projekteve dhe plotesimin e saktë të formateve.

20 Bashki aplikuan me projekte të plota në fazën e dytë të aplikimit dhe 10 prej tyre u perzgjodhën me sukses për të përfituar një grant në kuadër të Skemës për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin.

Në tabelën e mëposhtme mund të gjeni listën e projekteve fituese. Projektet do të kenë një periudhë zbatimi prej 10 muajsh.

Nr
Bashkia
Bashke-aplikanti / Partner
Titulli
Granti
1
Belsh
Qendra ACIT
Fuqizimi i ofertës turistike me anë të zgjidhjeve ekologjike
14,780,000 ALL
2
Kolonjë
Pёr Progress dhe Civilizim
Porta e Rehovës
15,000,000 ALL
3
Gjirokastër
Bashkia Dropull

Instituti i Kërkimeve Urban (URI)

Zhvillimi ekonomik alternativ në zonat me risk të lartë të veprimeve ilegale/informale si mbjellja e kanabisit në Gjirokastër dhe Dropull
29,999,685 ALL
4
Berat
Rivitalizimi i mjediseve atraktive turistike në fshatin turistik Roshnik
15,000,000 ALL
5
Malësi e Madhe
Assist Albania
Përmirësimi i ofertës turistike dhe rritja e sezonalitetit në fshatrat Lepushë dhe Vermosh
15,000,000 ALL
6
 Selenicë
Shoqata “Vajzë”
Zemër Labërie
15,000,000 ALL
7
Dibër
ANRD [Rrjeti Shqiptar i Zhvillimit Rural]
Ekonomia e Gjelbër si një mundësi zhvillimi SMART për Radomirën
13,492,400 ALL
8
Librazhd
Rikualifikimi i Qendrës së Fshatit Fushë Studën dhe Ndërtimi i Shtegut të Bicikletave
13,200,000 ALL
9
Kukës
DMO Kukës
Parku i Aventurës në Shishtavec
14,999,986 ALL
10
Lezhë
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore për këmbësorët dhe biçikletat në fshatin Ishull Lezhë
11,615,492 ALL