Pas realizimit me sukses të projektit për “Rikonstruksionin e rrugës Qafë Thorë – Theth”, rreth 16 km të cilat mundësuan akses dhe rritën qarkullimin drejt një prej destinacioneve më të preferuara nga turistët si vendas e të huaj, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka filluar dhe zbatimin e paketës për “Ndërhyrje e integruar për përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe atraksionit turistik në zonën e Alpeve”.

Këto ndërhyrje përfshijnë “Rikualifikimin Urban në Theth” dhe gjithashtu “Rehabilitimin e Segmentit Rrugor Theth – Ndërlysaj”.

Aktualisht kanë filluar punimet për rikonstruksionin e rrugës Theth-Ndërlysaj duke vazhduar kështu eksplorimin dhe sjellë më pranë vizitorëve bukuritë e zonave Veriore të Shqipërisë.

Rruga Theth -Ndërlysaj ka një gjatësi totale 6 + 960km, dhe gjerësia e rrugës ekzistuese është 3.5 deri 4.0 m në 490m lartësi. Kjo rrugë kalon nëpër male dhe zonën pyjore, të cilat rrethojnë rrugën. Gjendja e rrugës paraqitet e amortizuar, ndërkohë strukturat ekzistuese gjenden në anën e djathtë të saj.

Përmes këtij aksi do të bëhet e mundur diversifikimi i ofertës turistike, nxitja e infrastrukturës së turizmit me qëllim primar në rritjen e mirëqenies së banorëve të këtij rajoni.

Në këtë drejtim, që ekspedita e vizitorëve të mos ndërpritet me qëndrimin në Theth (turizëm, familjar, natyror) por të vijojë drejt njohes me elementët natyrore, i përshtatshëm për turizëm aventure. Vetëm 8 km larg Thethit risjellim në vëmendje (psh, “Vaskat e gurit” – Ndërlysaj, apo Syrin e Kaltër- *Vaskat e gurit në Ndërlysë janë formacione shkëmbore të krijuara nga prurjet e bollshme të ujit të lumit të zi që zbret nga fshati Kaprre. Në fshatin Kaprre ky ujë krijon Syrin e Kaltër).