Nën lupën e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për të prezantuar potencialet e rajoneve në nivel kombëtar

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) si një Agjenci operative me një eksperiencë prej 3 dekadash dhe shtrirje në qindra projekte në të gjithë vendin, tashmë synon të zhvillojë qasje më të integruara që kontribuojnë në qëndrueshmërinë e ndërhyrjeve.

Kjo përfshin krijimin dhe prezantimin e një portofoli investimesh si dhe menaxhimi më kompleks në bashkëpunim dhe me Njësitë e Qeverisjes Vendore, për të ndikuar në mënyrë direkte në rritjen e potencialit ekonomik në rajone dhe përmirësimin e kapaciteteve vendore.

Përmes analizave të detajuara, janë evidentuar potenciale për çdo rajon në sektorë të tillë si: kultura, turizmi (pëfshirë të gjithë nëndrejtimet e tij), kërkimi dhe zhvillimi, mbrojtja e mjedisit dhe edukimi, duke nxitur iniciativa në krijimin e rrjeteve të reja socio-ekonomike, shtuar këtu dhe aksesin në shërbime administrate e sociale.

Vizioni për strategjinë e zhvillimit të territorit do të bazohet në kriteret si më poshtë:

  • Sigurimi i njohjes dhe përpilimi i treguesve (indikatorëve) për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit;
  • Lidhja e produktit turistik me rrjetet;
  • Mbrojtja e trashëgimisë kulturore;
  • Mbrojtja e biodiversitetit dhe mjedisit;
  • Strategjia e menaxhimit;
  • Zonat e menaxhimit; (4 rajonet: Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Korçë)
  • Ngritja e kapaciteteve institucionale.

FSHZH përpos ndërhyrjeve të mëparshme me karakter sektorial në drejtim të përmirësimit të transportit, bujqësisë, dhe turizmit tashmë synon drejt një zhvillimi rajonal, qasje që lidh bashkë sektorët në vend për të sjellë vlerë të shtuar.