Deri më tani janë kryer rreth 50% e punimeve

Qyteti i Ballshit shtrihet në veri të Mallakastrës, në afërsi të luginës së lumit Gjanicë, me një popullsi rreth 12. 000 banorë (referuar të dhënave të gjendjes civile të vitit 2018). Ndërhyrja nga FSHZH, nën financimin e Qeverisë Shqiptare kalon përgjatë tokave ekzistuese bujqësore dhe një peizazhi rural. Zona ku kalon rruga janë tërësisht toka te mbjella me kulturat e arave e me pak pemishte, ndërsa kodrat janë te mbjella kryesisht me ullishte, ku pika më e rëndësishme është vetë liqeni.

Ndërhyrja ishte thelbësorë pasi vitet e fundit ky liqen nuk ishte mirëmbajtur dhe nuk ishte pastruar asnjëherë, prandaj vihej re dhe ngushtim i rrezes së tij për shkak të mbushjes me llumra të shtratit të tij si dhe në pjesën më të madhe është i mbushur me bimë të cilat rriten në ujë.  Me pastrimin e tij parashikohet që përreth perimetrit të kryhen punime për ndërtimin e një shëtitoreje me sipërfaqe rreth 3388 m2. Kjo shëtitore do të kufizohet dhe me pistën e biçikletave.

Gjithashtu për të realizuar një ambient sa më të përshtatshëm, në harmoni me atë ekzistues përreth janë parashikuar përdorimi i drurit, gjelbërimit, barit, betonit të stampuar etj. Përdorimi i këtyre elementëve në mënyra sa më racionale dhe të kujdesshme do ti vijë në funksion më së miri qëllimit të realizimit të këtij projekti, i cili në vetëvete përmban krijimin e një ambienti relaksues, sa më afër natyrës dhe qetësisë.

100%
Ndër të tjera ndërhyrja synon:

  • Të zhvillojë një peizazh, karakteri i të cilit lidhet me llojet, shkallën dhe llojshmërinë e peizazhit ekzistues;
  • Të zhvillojë një strukturë peizazhi i cili integron fizikisht dhe vizualisht objektin e propozuar me terrenin përreth.
  • Të pakësojë efektin negativ të pengesave vizuale.
  • Të mbrojë, ri-bëjë ose pasurojë peizazhin ekzistues, i cili preket direkt ose indirekt nga projekti.