Tiranë- Unaza Lumalas – Melçan – Porodinë shtrihet në perëndim të qytetit të Korçës, në distancë rreth 10km nga Korça.
Rruga lidh fshatrat Lumalas, Melçan dhe Porodinë me rrugën nacionale Korçë – Pogradec.
Gjendja e rrugës aktuale është në tërësi mjaft e dëmtuar dhe jashtë parametrave normalë të qarkullimit.

Kjo unazë do të lehtësojë qarkullimin urban dhe në të dyja drejtimet e saj lidhet me rrugën Kombëtare. Mund të shërbejë dhe si nyje lidhëse për pjesën veriore të Korçës me fshatin turistik të Voskopojës. Ndërhyrja pritet të përmirësojë aksesin në këtë zonë me prodhim të lartë bujqësor, përmirëson kushtet për tregtimin e produkteve vendase si dhe cilësinë e jetës së banorëve.