Tiranë- Një nga zonat më të “privilegjuara” natyrore është në fokus për tu pajisur me një infrastrukturë bashëkohore, duke lidhur bashkitë Tepelenë dhe Himarë, si dhe qarkun e Gjirokastrës me rrugën e lumit të Vlorës dhe me bregdetin.

Me gjatësi investimi 9.5 km ky segment rrugor fillon në dalje të fshatit Kuç dhe përfundon në fshatin Gusmarë. Në të janë parashikuar vendndërrime çdo 250 m për automjetet, si dhe do të përshkrohet nga nje numër i konsiderueshëm vepra arti. Këto vepra arti përbëhen nga ura të mëdha, ura të vogla, tombino rrethore e drejtëkëndore, si dhe nga mure mbajtës e pritës.

Ndërkohë ka filluar ngritja e kantierit dhe fillimi i punimeve nga fshati Gusmar në drejtim të Kuçit. Është përparuar fillimisht me gërmim-mbushjet në zonat me terren të thyer nga km 6+500 deri në fund të projektit. Së shpejti do të fillohet dhe nga Kuçi në drejtim të Gusmarit duke punuar me ritme të larta në të dy drejtimet.

Rikonstruksioni i plotë i kësaj rruge do të mundësojë një përmirësim të ndjeshëm të jetës së banorëve të këtyre fshatrave. Një investim i pritur prej kohësh, për infrastrukturë moderne në drejtim të lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve drejt qendrave të bashkisë për të marrë shërbimet.

Shkurtimi i distancave, kohës së udhëtimit për të mbërritur në destinacionet bregdetare specifikisht gjatë sezonit veror duke nxitur paralelisht dhe zhvillimin e agroturizmit në zonë dhe tregtisë së produkteve bujqësore përmes lehtësimit të transportit.