Vendi ku kalon rruga Përmet – Çarshove përfaqëson luginën e Lumit të Vjosës prej daljes jugore të qytetit të Përmetit dhe përfundon në fshatin Çarshovë.

Projekti i zbatimit përfshin realizimin e proceseve si:

-Ndërtimi i shtresave asfaltike të segmentit të rrugës ekzistuese

– Ndërtimi i nënshtresave;

– Zgjidhja e drenazhimit të rrugës;

– Ndërtimi i mureve mbajtëse dhe pritëse;

– Ndërtimi i tombinove dhe veprave të artit në rrugë;

– Punimet elektrike dhe fibrat optike;

– Sinjalistikën vertikale dhe horizontale;

– Masat mbrojtëse inxhinjerike, etj.

Aktualisht janë drejt përfundimit punimet me gërmim për zgjerim në km 3+370 deri në km 3+650.  Vazhdon betonimi i kanalit anësor të rrugës nga km 0+000 deri në km 13+435 ku deri tani është realizuar 10070 ml. Ka përfunduar profilimi me binder dhe hedhja e shtresës së binderit nga km 0+000 deri ne km 2+850 dhe nga km 3+790 deri në km 8+300, si dhe ka përfunduar realizimi i murit pritës nga km 10+238 deri në km 10+410 ne 82 ml.

Banorët e zonës përfaqësuar nga Kryetarja e Njësisë Vendore shprehen se: “Ka qenë tërësisht e amortizuar më parë. Realizimi i këtij investimi do t’i japë një hov zhvillimit të turizmit këtu në Përmet. Tashmë, Përmeti nuk do të jetë një xhep që vjen në Përmet dhe pastaj kthehesh, por turisti do të vazhdojë rrugën për në Çarshovë. Kemi sërish lidhjen e Përmetit me tre Urat.”

Përmes përmirësimit të këtij aksi FSHZH synon të zhvillojë një paketë të plotë turistike. Natyra në më të mirën e saj përgjatë lugnës së Vjosës, tradita në kulinari e stil jetese janë atraksione të pashterueshme për çdo vizitor.