Me përfundimin e punimeve të gërmimit, nënshtresave dhe të betonit ka filluar dhe vijon shtrimi i shtresave asfaltike në rreth 10 km e parë të rrugës.

Gjatë zhvillimit të projektit janë kryer ndërhyrjet e mëposhtme si:

  • Asfaltim të rrugës me binder të mbyllur
  • Infrastrukturë për largimin e ujërave të shiut
  • Ndërtim vepra arti të reja

Ky aks rrugor në pjesën më të madhe të gjatësisë së tij kalon përgjatë luginës së quajtur “Prroi i Salarisë” dhe kalon në qafën e Kreshtës. Gjithashtu lidhet me rrugën ekzistuese të Fshatit Nivicë duke bërë të mundur konektivitetin me të gjitha fshatrat e krahinës së Kurveleshit të Sipërm dhe duke krijuar akses dhe me Borshin.

Rruga kalon në terren kodrinoro-malor dhe paraqet mundësi të mëdha ekonomike për zhvillimin e iniciativave të Agroturizmit. Prodhimet vendase në industrinë e bujqësisë dhe blegtorisë, ndërthurja me natyrën e pasur dhe dalja në bregdete si në Himarë, Borsh, Piqeras, Lukovë, Sarandë, Ksamil etj e ka kthyer në një aks rrugor të një rëndësie të lartë për zhvillimin rajonal dhe kombëtar.

Bashkëlidhur me investime të tjera që Fondi Shqiptar i Zhvillimit zbaton me financim të Qeverisë Shqiptare dhe donatorëve ndërkombëtarë, si rruga Gusmar-Kuç, Loti i III i rrugës së Lumit të Vlorës, mundësojnë daljen në det përpos lidhjes që kjo rrugë krijon dhe për zonën e Lopësit, me Salarinë dhe Nivicën.