Aktualisht janë realizuar rreth 90% e punimeve të parashikuara në projekt.

Përgjatë këtij muaji ka filluar dhe vazhdon hedhja e shtresës së asfaltobetonit dhe është realizuar në 750ml. Ndërkohë ka përfunduar ndërtimi i themelit dhe murit pritës betoni 1m në km 14+155 deri në km 14+425.

Punimet vazhdojnë për vendosjen e bordurës, e cila është realizuar në rreth 4700ml. Gjithashtu ka filluar dhe vazhdon vendosja e guardrail, realizuar në 1200ml dhe e sinjalistikës vertikale.

Ky aks është pjesë e një zinxhiri investimesh në përmirësimin e infrastrukturës së jugut, (risjellim në vëmendje këtu akset Kuç-Gusmar, Lumi Vlorës, etj) për të afruar vizitorë në zona natyrore e për të nxitur zhvillimin e agroturizmit, si segment përbërës që përshkron zonën e Kurveleshit, më herët një problematikë disa vjeçare për drejtuesit e automjeteve e banorëve të zonës në qarkullim e transport.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit me financim të Qeverisë Shqiptare synon të krijojë një koncept të ri, në drejtim të zhvillimit të turizmit, duke krijuar lidhje mes zonave malore e bregdetare e rrjedhimisht duke zgjeruar ofertën turistike si një plan i plotë veprimi për zhvillimin e ekonomisë lokale e rajonale.