Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 16 dhe të Aneksit 3 të Ligjit nr. 99/2018 datë 3.12.2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, si dhe në zbatim të rregullores së miratuar nga Këshilli Drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit në lidhje më rregulla të hollësishme të funksionimit të këtij granti në datën 06.12.2018 shpallet thirrja e pare për financimin e projekteve të reja nga programi “Infrastruktura Vendore dhe Rajonale” për vitin 2019.

Drejtimet thirrjes për financim janë:

a) Projekte të Zhvillimit Rajonal, të fokusuara në përmirësimin e infrastrukturës rrugore lidhese mes njesive vendore me qëllim lehtësimin e aksesit të komuniteteve drejt shërbimeve bazë, tregut dhe vendeve me potencial të lartë turistik, natyror dhe kulturor;

b) Projekte që shërbejnë si katalizator i rivitalizimit urban dhe rural, përmes jetëzimit të hapsirave publike e të ekonomive lokale, përmirësimit të aksesit dhe të lëvizshmërisë, rivitalizimit të poliqendrave urbane dhe përmirësimit të infrastrukturës vendore.

Vlera e financimit e thirrjes së parë për vitin 2019 është 2,500,000,000 lekë (dy miliard e peseqind milion) lekë. Aplikimi për financimin e projekteve bazuar në Aneksin nr.3 të ligjit të buxhetit do të bëhet nga Njesitë e VetëQeverisjes Vendore.  Projektet do të financohen në shumën 100% nga programi “Infrastruktura Vendore dhe Rajonale”.

Bashkëlidhur kësaj shkrese do të gjeni një udhëzim për aplikantët e cila përmban informacion më të detajuar të kësaj thirrjeje.

Shkarko – Shpallje thirrja e pare FZHR _FSHZH_Final