Kjo është një prej deklaratave nga Richard Rogers – Arkitekt britanik, fitues çmimesh, i njohur për veprat e tij,  përfshirë  Qendrën  Pompidou  në  Paris  si  dhe  ndërtesën  e  Lloyd  dhe  Kubenë  e  Mijëvjeçarit  në  Londër.

Në  ditët  e  sotme  sheshet  dhe  hapësirat  publike  të  ndërtuara  apo  në  proces  e  sipër  janë  “Agora”  moderne, vendtakim mes brezash  dhe qytetërimesh. Secili prej nesh mund të ketë eksperiencën e tij personale, kur vizitojmë qendra urbane dhe qytete. E kemi rastisur veten dhe  miqtë  duke  thënë  shpesh, ndërtesat  mund  të jenë me arkitekturë nga  më të veçantat, por hapësirat publike “të çlodhin sytë”.

Kontakti është sa personal si në kënaqësinë e një shëtitjeje, aq dhe të mbledhjes me miqtë e tu për bisedat e pasdites. Hapësirat publike formësojnë një qytet dhe i japin frymëmarrje.  

Një  shoqëri  e  qytetëruar varet nga hapësirat e mira publike. Mbart elementë të demokracisë përsa kohë tek një qytetar nxit ndjesinë e përkatësisë dhe barazisë. Të gjithë kanë akses, pavarësisht lagjes ku banojnë. Me një shtrirje horizontale, në ndryshim nga  çdo vepër tjetër, jo institucioni por Njeriu është qendra.

Hapësirat publike qofshin këto sheshe, bulevarde, shëtitore etj janë investimet më të mira që mund të bëhen. Kjo pasi përfitues direkt janë jo vetëm banorët e zonës, por edhe turistët vendas dhe të huaj, të cilët gjithashtu janë në përpjekje për të krijuar “raport”me vendin që eksplorojnë.

Ky raport përkthehet gjithashtu  në të ardhura  monetare për grupet e interesit ku zbatohet projekti.

Çelësi është të bësh  ndërhyrje  në  raport me mjedisin dhe për të mbrojtur ekosistemet ekzistuese. Të  planifikuara  me shumë  kujdes,  që  dhe përmirësimet të jenë graduale. Kështu fluksi i madh i vizitorëve  përballohet nga  punimet cilësore  në harmoni me natyrën. Në këtë mënyrë pavarësisht rritjes së popullisë, që  do  të  thotë  qytete  me  dendësi  më  të  lartë janë hapësirat publike që projektojnë dhe e bëjnë qytetin të dallojë si një i tërë, kompakt.