8 projekte fituese në kuadër të Skemës së Granteve në Mbështetje të Zonave të Prekura nga Tërmeti

Fondi Shqiptar I Zhvillimit në bashkëpunim të ngushtë me Programin për Zhvillimin Rajonal ka përmbyllur me sukses vlerësimin dhe shpalljen e 8 projekteve fituese të cilat financohen nga Qeveria Zviceriane dhe Austriake.

Thirrja për aplikime për Skemën e Granteve në Mbështetje të Zonave të Prekura nga Tërmeti u shpall në 20 Korrik dhe targetonte 11 Bashki (Durrës, Vorë, Shijak, Tiranë, Kamëz, Kurbin, Krujë, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Mirditë), të konsideruara si zonat më të prekura nga tërmeti I datës 26 Nëntor 2019.

Falë mbështetjes së vazhdueshme për ngritjen e kapaciteteve të aplikuesve potencialë, 11 Bashki morën pjesë me dorëzimin e gjithësej 13 projekt propozimeve.

Pas një vlerësimi të hollësishëm të propozimeve, 8 projekte me pikët më të larta u përzgjodhën për tu financuar në kuadër të kësaj skeme me një shumë totale prej 253,119,707 ALL (pa tvsh).

Projektet synojnë të përmirësojnë jetën e qytetarëve nëpërmjet ndërhyrjeve në infrastrukturë komunitare, kulturore, edukuese, ekonomike dhe turistike. 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në cilësinë e Entit të Deleguar në kuadër të Skemës në Mbështetje të Zonave të Prekura nga Tërmeti, do të vijojë me menaxhimin dhe monitorimin e projekteve në bashkëpunim me Bashkitë fituese dhe Programin e Zhvillimit Rajonal.

Në 27 Nëntor 2020, 8 kontrata granti me një shumë totale prej 253, 119,707 ALL (pa TVSH) u firmosën nga Programi për Zhvillimin Rajonal dhe Bashkitë fituese.

Më poshtë mund të gjeni listën e projekteve fituese me një shumë totale prej 253, 119,707 ALL (pa TVSH):

Bashkia
Titulli I Projektit
Vlera në LEK
Periudha e zbatimit
Bashkia Tiranë
Infrastrukturë Komunitare  “Një Pol i ri rekreativ në Liqenin e Farkës
25,881,064
15 muaj
Bashkia Kavajë
Infrastrukturë Kulturore “Rikonstruksion I Kino-Teatrit “Aleksandër Moisiu””
38,997,383
15 Muaj
Bashkia Tiranë
Infrastrukturë turistikeMonumenti që zgjon turizmin” Petrelë
7,680,980
9 Muaj
Bashkia Rrogozhinë
Infrastrukturë KulturoreRikonstruksion I Pallatit të Kulturës”
40,251,072
10 Muaj
Bashkia Krujë
Infrastrukturë KulturoreRikonstruksion I hollit të Pallatit të Kulturës “Ibrahim Bërdaku””
26,123,608
12 Muaj
Bashkia Lezhë
Infrastrukturë KomunitarePërmirësimi I aksesit dhe rritja e sigurisë në shëtitoren e Lumit Drin
32,297,011
12 Muaj
Bashkia Mirditë
Infrastrukturë EkonomikeRehabilitimi I Sistemit ujitës në zonën Malaj – Tarazh
39,382,738
15 Muaj
Bashkia Kamëz
Infrastrukturë edukuese Ndërtimi i një cerdheje për fëmijë 0-3 vjec
42,505,851
14 Muaj

*Skema e Granteve në mbështetje të Zonave të Prekura nga Tërmeti është një nga komponentet e Programit për Zhvillimin Rajonal, një program 4-vjecar që mbështetet nga Qeveria Zviceriane dhe Austriake. PZHRSH po zbatohet në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare të përfaqësuar nga Zyra e Zëvendës Kryeministrit dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Për më shumë informacion mbi thirrjen për aplikime të Skemës së Granteve në Mbështetje të Zonave të Prekura nga Tërmeti, ju lutem klikoni në linkun: http://rdpa.al/shpallet-e-hapur-skema-e-granteve-te-pzhrsh-se-ne-mbeshtetje-te-zonave-te-prekura-nga-termeti/?lang=sq