Tiranë-  Në qytetin e Roskovecit po vijojnë me ritëm të lartë punimet për “Rikualifikimin urban të bllokut nr 2”. Aktualisht po shtrohen me kubik guri 10×10 rrugicat dhe sheshet brenda bllokut te banimit, si dhe veshja me pllaka guri 50×50 të shkallëve para godinës së re të bashkisë.
Kanë përfunduar suvatimet e brendshme dhe sistemi kapot në godinen e re të bashkisë dhe ndërkohë vazhdon puna me veshjen me terakot të fasadës.

Me financim nga Qeveria Shqiptare, kjo ndërhyrje parashikon zhvillimin e aktivitetit urban, për banorët e zonës. Hapësira e trajtuar e projektit është 3.5 ha , ku përveç rritjes së funksionalitetit të saj për qytetarët, do të ofrojë dhe një uniformitet estetik të bllokut nr.2. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet fasadave të ndërtesave, të cilat do të trajtohen tërësisht në të gjithë elementët përkatës.