Tiranë- Grupet lokale të interesit janë një ndër aktorët më të rëndësishëm, në procesin e hartimit dhe të planifikimit të një projekti infrastrukturor.

Njësitë e qeverisjes lokale, sektori privat dhe shoqëria civile janë duke kërkuar praktikat më të mira për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë lokale.

Duke punuar së bashku për të trajtuar ekonominë dhe shërbimet bazë të komunitetit.

Në këtë aspekt përmirësimi i infrastrukturës vihet në shërbim të aksesit më të shpejtë dhe më të lehtë.

Në zonat me prodhime bujqësore e blegtorale dhe me potenciale për zhvillimin e agroturizmit, infrastruktura siguron dalje në tregje në qytete dhe nxitje të mundësive të reja për investime.

Dhe në zonat me potencial turistik rritjen e frekuentimit dhe përfshirjen e popullsisë në mundësi punësimi, përmes nxitjes së sipërmarrjeve private.

Rrjedhimisht duke përmirësuar kushtet bazë të jetesës dhe ekonomive familjare.

E gjithë kjo në shërbim të sfidës më të rëndësishme për çdo vend, që është sigurimi i rritjes ekonomike dhe konkurueshmërisë.

Nga veriu në jug Shqipëria shfaq potenciale lokale të jashtëzakonshme dhe për tu eksploruar.

Në këtë drejtim Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me shumë aktorë interesi (Qeveri, Institucione Financiare, Partnerë etj) ka ndërmarrë projekte të reja në infrastrukturën vendore rajonale, me qëllim lidhjen e zonave rurale dhe urbane si një rrjet i rëndësishëm për krijimin e iniciativave ekonomike, por edhe për prezantimin dhe ruajtjen e vlerave lokale tradicionale.

Këto projekte nuk trajtohen si “zgjidhje të shpejta afatshkurtra” apo përmbushja e kërkesave më të fundit nga banorët.

Por si strategji të mirëfillta për të identifikuar avantazhet e ofertës lokale, e cila bazohet në drejtime kryesore si:

  • Ndërhyrje urbane dhe mjedisore;
  • Rikualifikim urban;
  • Rikualifikim i zonave me rëndësi historike e trashëgimi kulturore;
  • Rikualifikim mjedisor;
  • Infrastrukturë në mbështetje të turizmit;
  • Infrastrukturë në mbështetje të prodhimit bujqësor dhe agropërpunimit;
  • Infrastrukturë në mbështetje të industrisë dhe tregëtisë;
  • Investim në informacion dhe dije
  • Krijimi dhe zhvillimi i të dhënave në bazë kombëtare të aksesueshmërisë nga institucionet qëndrore dhe lokale;
  • Ndërhyrje në infrastrukturë dhe shërbime publike:
  • Infrastrukturë nëntokësore hidrike;
  • Infrastrukturë transporti;
  • Infrastrukturë në funksion të sherbimeve sociale;

Ndërveprimi mes këtyre aktorëve të interesit ndihmon në zhvillimin ekonomik lokal në Shqipëri duke kontribuar në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), në punësim si edhe sipërmarrje dhe zhvillimin e bizneseve ekzistuese e të reja.