Tiranë- Deri më tani kanë përfunduar punimet e gërmimit dhe mbushjes për profilim nga km 6+960 deri në km 9+950 dhe vazhdojnë këto punime në segmentin nga km 9+950 – 10+100. Gjithashtu ka perfunduar hedhja e shtresës së çakullit deri në km 9+7000 dhe është bërë spostimi i linjës elektrike që preknin trasenë e re të rrugës. Në bashkëpunim dhe me Specialistë të Mjedisit të FSHZH po merren të gjithë masat e duhur për pastrimin e aksit dhe gjatë punimeve nga gërmimet.

Kjo pasi përmirësimi i infrastrukturës duhet të shoqërohet dhe plotësohet nga procese si siguria në punë dhe mbrojtja e mjedisit. Rruga kalon në zona të pasura bujqësore, shkurton distanca për banorët e zonës duke sjellë me vete investime. Gjithashtu në plotësim të investimeve të reja në jug, bregdeti vjen më afër.