Tiranë- Vijon me ritme të mira faza e parë e punimeve për rikonstruksionin e këtij aksi. Në 5 km e parë është realizuar 50% e skarifikimit të asfaltit ekzistues si dhe ngjeshja me rul. Në vijim deri në km e 8 janë hapur kanalet anësore dhe rreth 75% e tyre janë realizuar deri në km e 13. Ndërkohë në segmentin e IV, deri te km 15 përveç këtyre proceseve është realizuar dhe hedhja e shtresës së çakullit.

Janë realizuar testet e ngjeshjes së bazamentit, si dhe analizat dhe testet e çakullit dhe stabilizantit qe përdoret në objekt. Kjo ndërhyrje do të lërë pas pengesat serioze në qarkullim, transport dhe marrjen e shërbimeve, për të mundësuar në vijim një infrastrukturë bashkëkohore në shërbim të zonave të përfshira që janë dhe përfitues direkt.