Kjo shprehje merr vlerë edhe më shumë e vendosur në një kuadër bashkëpunimi. Të bashkëpunosh do të thotë të besosh, se rezultatet nga puna e përbashkët do të jenë më të mira dhe afatgjatë se ato individuale.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit beson dhe për këtë arsye, së bashku me Qeverinë Shqiptare ka zhvilluar dhe ka në proces programe, në koordinim me institucione të huaja financiare si: Banka Botërore, Banka Gjermane për Zhvillim, Bashkimi Europian, Banka e Këshillit të Europës për Zhvillim (CEB), Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Fondi Kuvajtian, Fondi Saudit etj.
Secili prej këtyre programeve, me qëllime dhe target grupe të synuara kanë në bazë misionin e përbashkët, përmirësimin e infrastrukturës publike duke nxitur zhvllimin e qëndrueshëm ekonomik-social të vendit, turizmin dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Me një shtrirje gjeografike nga veriu në jug, mund të rendisim:

o Programin për Zhvillim të Integruar Urban dhe Turizmin,
o Rrugët Lidhëse Rajonale,
o Programi i Ujësjellësave Ruralë,
o Punët në komunitet IV,
o Rikonstruksioni i rrugës së Lumit të Vlorës etj

Asistenca teknike e bashkëpunëtorëve ndër vite vlen për tu nënvizuar, pasi ka sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kapaciteteve të institucionit dhe përmirësimit të mëtejshëm të proceseve të punës.
Prej hartimit të një projekti, strategjive lokale e studimeve të fizibilitetit, e deri në përfundimin e tij dhe “dorëzimin tek qytetarët” këto institucione japin kontributin e tyre, duke siguruar kështu për komunitetin (përfituesit direkt) si dhe vizitorët, zgjidhje përfundimtare në infrastrukturë dhe akses.