Në kuadër të Projektit Blue_Boost të financuar nga Programi INTERREG ADRION  2014-2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit fton ekspertë, organizata kërkimore dhe aktorë të tjerë që veprojnë në fushën e Ekonomisë Blu (Blue Economy – ndërtim dhe riparim anijesh dhe mbrojtje bregdetare) për një vizitë studimore në Trieste, Itali në datat 9-10 Shtator 2019.

Në cilësinë e partnerit të projektit për Shqipërinë, FSHZH do të identifikojë 4 përfaqësues të sektorit për të marrë pjesë në këtë vizitë studimore që për qëllim njohjen nga afër të modeleve të suksesshme dhe novatore.

Për informacion më të plotë mbi kriteret e përzgjedhjes, dokumentet që duhen plotësuar dhe formularin e aplikimit  lutem lexoni me vëmendje Termat e References:

 

EoI for CFV in Trieste – Terms of reference

 

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar dokumentacionin e kërkuar në adresat: idashi@albaniandf.org dhe ytake@albaniandf.org.

Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit do të mbulohen nga projekti për të gjithë aplikantët e përzgjedhur.

Aplikimet do të pranohen deri në datë 23 Gusht 2019, ora 13:00.