Projekti BLUE_BOOST, synon të rrisë potencialin e transferimit të njohurive/teknologjive, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe ndërsektorial të aktorëve të inovacionit në ekonominë blu duke përforcuar marrëdhëniet midis tyre me ndarje të njohurive dhe qasjen e bazuar në komunitet.

Ky projekt, në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe i financuar në kuadër të programit ndër-rajonal Adrion Interreg, ofron mundesi ne pjesemarrjen ne Brookerage Event dhe Vizite studimore qe do te zhvillohet ne Selanik,Greqi ne datat 5-6 Qershor 2019.

Brokerage event dhe Vizita Studimore jane nje mundesi e mirë ku mund te takohen dhe shkëmbejnë eksperiencat e tyre pjesemarrës nga Greqia, Italia, Kroacia dhe Shqiperia

 

Janë të ftuar te shprehin interesin e tyre SME, kompani, ekspertë që operojnë në fushën e ekonomisë Blu në sektorët e shprehur ne tabelen e meposhtme:

 

Akuakulturë
03.2 – Akuakulturë;

03.21 – Akuakulturë detare;

Peshkim
03.1 – Peshkim;

03.11 – Peshkimi detar;

Peshkim (Të tjera)
10.2 Procesimi dhe ruajtja e peshkut, krustacet dhe molusqet;

10.9 Prodhimi artizanal i produkteve ushqimore n.e.c.;

46.38 Shitje me shumicë e ushqimeve te tjera, perfshi peshqit, krustacet dhe molusqet;

47.23 Shitje me pakice, e krustaceve dhe molusqeve ne dyqanet e specializuara;

13.94 Prodhimi i litareve, spangove dhe rrjetave;

Turizem detar dhe bregdetar
55. Akomodim

56. Sherbim kateringu

79. Agjensi udhetimi, tour operatore dhe aktivitete te lidhura me to

55.10 Hotele dhe akomodime te ngjashme

55.20 Akomodime per pushime dhe qendrime te shkurtra

77.11 Dhenie me qera e makinave dhe motorrave te ujit

77.34 Dhenie me qera e pajisjeve te transportit ujor

 

Kjo eshte nje mundësi e mire per shkembimin e eksperiencave, njohjen me praktika te reja, njohjen me standarte Europiane të aplikuara, vendosjen e kontakteve me eksperte te fushes vendas dhe te huaj, vendosjen e kontakteve me nderrmarje te rajonit Adriatiko Jonian (Itali, Greqi, Kroaci), mundësimin e aplikimit te inovacioneve për të përmiresuar aktivitetin e tyre etj…

 

Te gjitha shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe ushqimit përballohen nga projekti

 

Per te aplikuar ju lutem plotesoni  formularin bashkengjitur dhe dergojeni me email tek ytake@albaniandf.org dhe xshurdha@albaniandf.org.

Afati i fundit i pranimit te aplikimeve eshte data 24 Maj 2019

SHKARKO DOKUMENTAT :

Anekset Thirrja per brokerage event

 

SQARIM: Pergjigja me email dhe plotesimi i aplikimit nuk ju ben detyrimisht pjesëmarres. Numri eshte i kufizuar dhe do te kete nje proces perzgjedhje. Pranohet vetem 1 (një) pjesëmarrës nga nje SME/kompani/firmë.