BLUE_BOOST – RRITJA E POTENCIALIT TE INOVACIONIT TË SEKTORËVE TË EKONOMISË BLU ME TENDENCË RRITJE TË SHPEJTË (BLUE GROWTH) NE ZONËN ADRIATIKO JONIANE

 

Në kuadër të projektit Blue_Boost, të financuar nga Programi IPA ADRION, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të organizojë  HACKATHON për Inovacionet në Ekonominë Blu, nën drejtimin e ekspertëve vendas dhe të huaj,

Aktiviteti do të mbahet në Durrës, në datë 24-25 Maj 2019. Ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitet nëse doni të diskutoni në lidhje  me zgjidhjet inovative që mund të ndikojnë në:

– Përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe eficiencës për menaxhimin e burimeve

– Përmirësimin e produktit turistik, marketimit dhe cilësisë së shërbimit

– Krijimin e një aplikimi mobile per informacion per turizmin dhe gjetje te reja

– Krijimin e një laboratori lokal për analizat për midhjet dhe ujrat e kripura

– Monitorimin e kapaciteteve prodhuese të ndërmarjeve të peshkut

– Ngritjen e kapaciteteve të punëtorëve vendas në sektorin e peshkimit.

Shkarkoni axhenden:

Hackathon Agenda – draft

 

Për më shumë informacion dhe shprehje interesi për pjesëmarrje  mund të na kontaktoni në adresat email:  ytake@albaniandf.org; besarta.vladi@uet.edu.al; kreshnik.bello@uet.edu.al;