Segmenti krijon një alternativë kalimi për automjetet që kanë si destinacion bregdetin e Sodës, si edhe standarde lëvizjeje bashkëkohore për individët dhe subjektet që kanë aktivitet në këtë zonë periferike.

TIRANË – Ka përfunduar puna për rikonstruksionin e rrugës “Ramize Gjebrea” – ose segmentit që bashkon Urën e Bonifikimit me atë të ish-Uzinës së Sodës.

Pas përfundimit të asfaltimit, tashmë po testohet sistemi i ndriçimit. I transformuar tashmë plotësisht, ky segment lehtëson qarkullimin drejt bregdetit të Pyllit të Sodës.

 

Janë rreth 2 kilometra të cilat për shkak të lënies pas dore ishin kthyer në makth për të gjithë këtë zonë periferike ku ndodhet edhe tregu i shumicës i fruta perimeve dhe një sërë institucionesh e aktivitetesh private.

Investimi u financua nga qeveria shqiptare në kuadër të përmirësimit dhe modernizimit të infrastrukturës rrugore në qytetin e Vlorës.

Segmenti “Ramize Gjebrea” krijon një alternativë kalimi për automjetet që kanë si destinacion bregdetin e Sodës, si edhe standarde lëvizjeje bashkëkohore për individët dhe subjektet që kanë aktivitet në këtë zonë periferike.