Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka organizuar një forum, me qëllim diskutimin e ideve rreth strategjive novatore të turizmit, aktiviteteve dhe shërbimeve të reja në secilën prej hallkave të zinxhirit turistik si:

  • gastronomia, suveniret, përzgjedhja e destinacioneve, marketingu etj.

Ky forum vjen si një domosdoshmëri e ndryshimit të vazhdueshëm të sjelljes së turistëve dhe kërkesës së tyre. Në këtë kuadër është e rëndësishme të merren masa për:

    1. të përballuar këto ndryshime,
    2. dhe paralelisht për të përmirësuar aftësitë për të përdorur produkte, procese dhe shërbime të reja me qëllim pasurimin e ofertave turistike natyrore dhe kulturore.
Për të diskutuar rreth tyre, paneli i të ftuarve përfshinte përfaqësues nga: universitetet publike dhe private në Tiranë dhe rrethe, Co-Plan, Instituti i Arkeologjisë, operatorë turistikë, etj.  Projekti InnoXenia, një projekt që financohet nga Bashkimi Europian nëpërmjet fondeve IPA është i dedikuar tërësisht novacionit në Turizëm në rajonin Adriatiko-Jonian.

Në këtë aspekt, në projektin e përbashkët që përfshin Greqinë, Italinë, Shqipërinë, Kroacinë, Slloveninë dhe Bosnje – Hercegovinën, Fondi Shqiptar i Zhvillimit është Institucioni përfaqësues për Shqipërinë.