I nderuar Kryeminister,

Të nderuar Ministra, Deputetë e pjesëmarrës

Jam i gezuar që jam pjesë e ekipit që do të prezantojë disa nga prioritetet e qeverisë për Lezhën.

Si Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ne e kemi parë të gjithë këtë zonë si një embrion të rendësishëm për zhvillimin e vendit i cili do të prodhojë mirëqenie jo vetëm për qytetarët e saj por edhe për rajonin në tërësi.

Kur e themi këtë, bazohemi së pari në vetë pozicionimin gjeografik të këtij qarku, i cili bashkë me atë të Shkodrës konsiderohet si Porta kryesore të Veriut të Shqipërisë. Lezha ka pozicionim optimal ne lidhje me Kryeqytetin, Aeroportin e portin e Durresit duke e bere atë lehtesisht të aksesueshëm.

Porti i Shëngjinit, nga ana tjeter ofron një potencial të rendesishem për transportin detar kombëtar dhe ndërkombëtar turistik dhe per peshkimin.

Lezha ka nje bregdet 38 km te gjate dhe perfaqeson nje thesar burimesh natyrore, kulturore dhe trashegimie historike, si zona të mbrojtura mjedisore (Laguna Kune Vain, Rana e Hedhun), apo rreth 25 monumente kulturore e historike si Kalaja e Lezhes, Ura e Zadrimes, Rrenojat e Lisus, duke zotëruar keshtu një potencial të madh po ende jo plotësisht të shfrytëzuar turistik dhe agroperpunues.

Megjithatë, mundësitë e zhvillimit ekonomik do të shumëfishoheshin nëse i shohim si pjesë e një ekonomie të integruar rajonale. Në këtë kontekst, Qarku i Lezhës duhet parë pjesë e një korridori turistik rajonal që përfshin, Shkodrën, Alpet Shqiptare, Malin e Zi (Ulqinin) dhe në jug te saj deri në Durrës.

Ne gjykojme që zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe social dikton nevojën për nje zhvillim më të kontrolluar urban, përmirësim te shërbimeve publike, menaxhim më te mirë i burimeve natyrore dhe vijës bregdetare në veçanti për të ruajtur peisazhin, brezin ranor dhe pyjet si dhe permiresim të infrastrukturës rrugore.

Ne po perpiqemi te adresojmë këto sfida dhe sot do ndalemi vecanerisht tek zhvillimet infrastrukturore.

Harta e plote e nderhyrjeve

Vizioni yne shtrihet në disa drejtime:

Se pari, ne nderhyjmë në lehtësimin e qarkullimit në aksin kombëtar Milot – Shkodër, nepermjet ndërtimit te një segmenti të ri të rrugës nacionale Milot – Balldren me tunel.

Se dyti, përmirësojme lëvizjen në rrugën hyrëse të Shëngjinit dhe lidhje funksionale me rrugën nacionale, ne dy aksione paralele:

Nje nderhyrje e menjehershme qe është rehabilitimi i rrugës ekzistuese Lezhë- Shëngjin-Port, projekt per te cilin se shpejti do te fillojne punimet.

Dhe paralelisht japim nje zgjidhje afatgjatë dhe të qendrueshme për mobilitetin drejt Shengjinit dhe më tej, nepermjet ndertimit të një rruge të re Rotondo e Lezhës-Hyrje Shëngjin (Lapidari), per te cilen ka perfunduar tashme projekti teknik.

Kjo rruge me pas do të vijoje me një bypass të qytetit te Shengjinit, per të perfunduar tek Porti, e cila është në fazë konceptimi.

Këto nderhyrje i japin zgjidhje përfundimtare trafikut në zonën urbane të Lezhës dhe kryqëzimit me Shëngjinin

Se treti, krijojme lidhje të drejtperdrejtë mes zonave turistike bregdetare: Shëngjin- Velipojë-Ulqin, konkretisht bashkimi i plazheve Velipojë, Rrjoll, Rana e Hedhur, Shëngjin. Ky është një aks i ri rrugor, dhe projektimi është duke u perfunduar.

Aksi Milot-Balldre:

Rruga e re do të ndertohet me standarte ndërkombetare te kategorise A, me nje gjatësi rreth 18 km, me 6 korsi nga te cilat dy jane të emergjences, rruget sekondare ndërlidhese, me gjatesi rreth 9.5 km.

Do të ndërtohen urat e reja te Drinit dhe te Matit, paralele me urat ekzistuese, nenkalime si dhe vepra te tjera, të gjitha këto per te lehtesuar dhe rritur sigurinë në qarkullimin e automjeteve të zonave përreth.

Konkretisht, segmenti i propozuar shtrihet pergjate aksit të rruges ekzistuese qe lidh Milotin me qytetin e Lezhes dhe devijohet si rrugë plotesisht e re, nga nyja e qytetit të Lezhës deri ne Balldren ku me pas lidhet me rrugen ekzistuese ne drejtim te Shkodres, nepermjet një tuneli 850 ml te gjate.

Ky investim do ti jape një zgjidhje përfundimtare trafikut në zonën urbane të Lezhës dhe kryqëzimin me Shëngjinin, do te shkurtoje ndjeshëm kohën e udhëtimit në superstradën Shkodër –Tiranë e do te rrisë sigurinë për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Rruga Kryqezim Shengjin- Porti i Shengjinit

Paralelisht me investimet e reja, jane marre masa afatshkurter për rehabilitimin e rruges ekzistuese që shtrihet nga kryqezimi për në Shengjin deri ne Port.

Rruga eshte tejet e amortizuar në pjesen derrmuese të saj dhe nuk perballon dot fluksin e lëvizjeve të mjeteve kryesisht gjatë sezonit turistik.

Segmenti rrugor do të asfaltohet dhe do të pajiset me sinjalistikën përkatëse në të gjithë gjatësinë prej 3.37 km. Eshtë shpallur tenderi për punimet e zbatimit per nje vlere investimi: 70 Milion Lekë

Ky investim do të siguroje jo vetëm lehtesimin e levizjes së mbi 8000 banoreve te zones, por do ti shërbeje rreth 280 bizneseve të Shengjinit si dhe do të arrijë të përmiresojë pervojën e mbi 400.000 turisteve që vizitojnë këtë zone, nga më të bukurat ne Veri.

Rruga Shengjin – Velipoje

Nje nga investimet më të rendesishme e me strategjike është segmenti që do të lidhë drejtperdrejtë Shengjinin me Velipojen nëpërmjet nje gjurmë të re.

Aktualisht, per te shkuar nga Shengjini ne Velipoje na duhet te pershkojme mbi 66 km dhe të udhetojmë per një orë e 28 minuta, nëpërmjet tre segmenteve rrugore

  • Shëngjin – Lezhë
  • Lezhë – Shkodër
  • Shkodër– Velipojë

Investimi i qeverise shqiptare ne rrugen e re Shengjin-Velipoje me një vlere 3.8 mld leke, shkurton distancen në vetëm 14.9 km dhe e ben te pershkueshme në një kohë prej 19 minutash.

Nga Porti i Shëngjinit rruga do ti ngjitet shpatit të malit 100-120 metra mbi nivelin e detit duke dhe vijon deri në Baks Rrjoll për të zbritur më pas drejt Velipojës.

Përgjatë të gjithë gjatësisë rruga Shëngjin – Velipojë ruan të paprekura plazhet e Shëngjinit, Ranës së Hedhun, Rrjollit, apo pejsazhet natyrore si Laguna e Vilunit.

Ngritja mbi nivelin e detit, veçanërisht në segmentet Shëngjin – Rana e Hedhun – Baks e bën këtë rrugë tejet panoramike për udhëtarët.

Gjurma e re përfundon në hyrje të Velipojës.

Ndertimi i kesaj rruge do të sigurojë:

  • – Zhvillim dhe lidhje të drejtpërdrejtë midis dy prej qëndrave më të mëdha të turizimit bregdetar Shëngjinit dhe Velipojës, përgjatë 13 km gjatësi.
  • – Kontribut më të madh në zhvillimin ekonomik nëpërmjet Turizimit Elitar në zonën qe pershkon gjurma e re ( Margjonajt , pllaja në malin e Rencit)
  • -Rritje të Punësimit dhe të Ekonomisë Bujqësore në fshatrat përreth.
  • -Krijimin e një oferte rajonale turistike duke përfshirë plazhet, objektet e trashëgimisë kulturore dhe burimet natyrore

Me tej, për të kompletuar vizionin strategjik të gjithë këtyre ndërhyrjeve, rruga Shëngjin – Velipojë vazhdon deri në grykëderdhjen e Bunës, në Pulaj, per ti hapur rruge lidhjes me Ulqinin përmes grykëderdhjes së Bunës dhe bashkëpunimit me afatgjate nepermjet projekteve madhore që do të garantojnë zhvillimin në kohezion mes te dy anëve te kufirit.

Ishte nje kenaqesi të prezantoja këto projekte të cilat do të transformojnë zonën e Lezhës e do ti japin një zhvillim të paprecedentë të gjithë rajonit.

Ju faleminderit,