Tiranë- Kalaja e Beratit daton 2500 vjet më parë dhe është e lidhur me qytetin përmes rrugëve me kalldrëm për këmbësorët.  Si zonë më vete, Kalaja është një lagje e banuar nga rreth 700 banorë. Rruga në gjendjen e saj aktuale nuk mund të trajtojë lirisht fluksin në rritje të turistëve që vizitojnë qytetin dhe Kalanë. Me financim të Bankës Botërore projekti parashikon përmirësimin e rrugës ekzistuese të automjeteve “Muzak Topia”, duke përfshirë përmirësimin e:

  • Aksesit në lagjet e banuara
  • Rikonstruksionin e të gjithë elementëve të infrastrukturës
  •  Rrugës per te parkimi dhe parkimin e ri të autobuzave dhe mjeteve private
  • Vendosjen e trotuareve si dhe punime ndriçimi etj.

Në kuadër të programit `Për Zhvillim të Integruar Urban dhe Turizmin’ Fondi Shqiptar i Zhvillimit po ndjek punimet për rikonstruksionin e plote të ketij aksi.