Turizmi natyror, në funksion të ekonomisë lokale
Tiranë- Në 2031, Alpet e Shqipërisë do të jenë një rajon që manifeston ekuilibrin midis njeriut dhe natyrës, që ruan vlerat mjedisore dhe promovon identitetin, trashëgiminë kulturore e historike. Rritja e impaktit të turizmit natyror në këtë zone do të cojë në gjenerimin e përfitimeve ekonomike, për komunitetet pritëse dhe organizatat që menaxhojnë zonat natyrore. Kjo do të sjellë rritje të punësimit alternativ dhe mundësive për të ardhura për komunitetet lokale. Si dhe rritjen e vetëdijes për ruajtjen e pasurive natyrore dhe kulturore, midis vendasve dhe turistëve. Duk zhvilluar kështu një turizëm të qëndrueshëm, që i përgjigjet tregut dhe nevojave socio-ekonomike.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon zhvillimin e këtij turizmi, përmes hapave të mëposhtëm:
- Krijimi i infrastrukturës turistike midis zonave malore,
- Ngritjen e qendrave turistike moderne për vizitorë/ turistë, me funksion vendosjen e standardeve bashkëkohore në ofrimin e shërbimeve dhe aktiviteteve turistike,
- Profilizimin e destinacioneve të turizmit të aventurës dhe atij sportiv, me një ofertë të përshtatshme për të gjithë katëgoritë
Kërkuesit e eksperiencave, udhëtarët dhe vizitorët e botës do të gjejnë ndërthurjen perfekte mes kushteve komode të akomodimit, në respekt të natyrës mahnitëse të veriut.