Qyteti i Beratit është një nga atraksionet turistike më të lakmuara, ku vetëm vitin e kaluar shifrat regjistruan rreth 140,000 turistë. Interesi i lartë për autenticitetin, historinë dhe vlerat arkitektonike e kanë kthyer në një kuriozitet ndërkombëtar. Numri i lartë i vizitorëve sjell domosdoshmërinë për sistemimin dhe restaurimin e hapësirës publike në qendër të qytetit për të siguruar kushtet e nevojshme, në akomodimin e vizitorëve.

Kjo ndërhyrje me financim të Qeverisë Shqiptare në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon ti japë zgjidhje përfundimtare qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve, lehtësuar trafikun dhe siguruar hapësirën e domosdoshme nëntokë për të gjithë llojet e automjeteve. Paralelisht punimet për hapësirat mbështetëse do të përmirësojnë dhe peizazhin në qendër përmes gjelbërimit, mobilimit urban si dhe në të njëjtën kohë të kryhen dhe aktivitete të ndryshme sociale e kulturore.

Në këtë mënyrë, sheshi ju rikthehet qytetarëve, i aksesueshëm dhe funksional duke nxitur bashkëveprimin midis komunitetit si dhe do të jetë një atraksion i ri për turistët.

Deri më tani janë realizuar rreth 60% e punimeve dhe parashikohet të përfundojë në kohë dhe për sezonin turistik.

Sikurse operatorët turistik shprehen: “Interesi vjen gjithmonë e në rritje nga turistët për Beratin dhe ndërtimi i parkimit do të mbulojë problemin e akomodimit të mjeteve në ditët (jo të pakta) me fluks të lartë turistësh”.

Parkimi është konceptuar t’iu shërbejë kërkesve të banorëve me infrastrukturë bashkëkohore, i cili do t’i shtohet listës së projekteve të parashikuara dhe të domosdoshme në këtë qytet. Aktualisht punimet janë duke vijuar për:

  • Soletën e seksionit A
  • Soletën e seksionit B
  • Shkallët e këmbësoreve në seksionin B
  • Rampën nr.1

Po kështu punimet kanë përfunduar si në vijim:

  • Pilotat
  • Mbushje me çakull i nënshtresve
  • Pllakes se themelit
  • Soletës dhe mureve të seksionit C
  • Hidroizolimi me katrama të mureve dhe soletës së seksionit c
  • Muret dhe 1/2 e soletës së seksionit A
  • Shkallët për këmbësorët tek seksioni A
  • 50% e mureve dhe kollonave të seksionit B
  • Rampa nr. 2 tek seksioni C