Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Gjirokastër, njoftojnë se:

Në kuadër të PZHIUT  financuar nga Banka Botërore , do të organizohet Dëgjesa Publike për Projektin  “Plani i Lëvizjes dhe  Projektet e Detajuara të Investimeve për Azhornimin e Integruar Urban të Gjirokastrës”

Për të prezantuar këto projekte ju ftojmë të merrni pjesë në:

                           Takimin “Konsultim me Publikun”,  dedikuar Autoriteteve lokale, grupeve të interesit dhe banorëve të zonës, ditën e Enjte, 20 Tetor, 2022 ora 10:00, tek Obelisku, Pazari i Gjirokastrës.

Gjatë këtij takimi do të prezantohen projektet e detajuara:

  • IP.3   Përmirësimi i hapësirës së hapur 7 Kronje dhe krijimi i bulevardit të gjelbër
  • IP.5   Valorizimi i Hammanit të Mecite dhe lidhjet e lidhjes me Pazarin e Vjeter, Pazarin dhe sheshin Cerciz Topolli.
  • IP.6   Përmirësimi i peizazhit rrugor të qasjeve kryesore në Qendrën Historike
  • IP.9   Korridori i gjelbër i këmbësorëve për të lidhur Pazarin me Qendrën Dunavat.
  • IP.13 Valorizimi dhe aksesueshmëria e shtuar në Dunavat I.
  • IP.22 Reduktimi i bllokimeve të trafikut dhe konflikteve me këmbësorët.

Takimi do të përqëndrohet në prezantimin nga  konsulenca/projektuesi të Raportit Teknik dhe Impaktit  Social të këtyre projekteve.