Fshati Xarë, në Konispol në skajin jugor të Shqipërisë kryeson prodhimin e agrumeve ne vend, ku numërohen rreth 500 ha tokë të kultivuara me varietete të ndryshme të portokalleve, mandarinave, limonëve dhe qitrove.

Nga 30 mijë tonë që prodhohen në vit, 20 mijë prej tyre shkojnë për eksport.

Qendra e Eksporteve në Vlorë bën të ditur se 500 tonë mandarina janë eksportuar gjatë 20 ditëve të muajit tetor 2021, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut e Ukrainë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka lehtësuar qarkullimin dhe rritur transportin në këtë zonë përmes “Rehabilitimit të Unazës Ekonomike të Bashkisë Konispol, Lot II”.

Punimet janë zhvilluar në kuadër të Projektit Zhvillimor: “Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në funksion të zhvillimit të turizmit dhe agroturizmit në Rajonin 4”, në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit