Deri më tani janë realizuar rreth 95 % e punimeve.

Me suport të Qeverisë Shqiptare, nën zbatimin e FSHZH vijon ndërhyrja për të nxjerrë në pah një prej elementëve të shumtë historikë e kulturorë që vendi ynë mbart. Punimet në brendësi të saj po zhvillojnë një lagje të re, duke ruajtur gjurmët autuktone.

Në respekt të trashëgimisë dhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social, ky projekt synon të rikthejë në këtë zonë potencialin e lartë turistik, dhe rritjen e fitimit ekonomik për qytetarët, ekonominë lokale e kombëtare. Kjo pasi zona e Tepelenës për të gjithë mundësitë që ofron, si dhe kalaja një atraksion arkitekonik do të nxisin turizmin, duke sjellë të ardhura direkte për banorët dhe duke e bërë një investim që kthehet në vlera 2- 3 fish më të larta për vendin.

Në këtë fazë banorët kanë filluar të risistemojnë ambientet e brendshme të shtëpive të tyre, për ti kthyer në struktura pritjeje duke shprehur mirënjohjen për tranformimin dhe mundësinë e për ti treguar vizitorëve ndërkombëtare me krenari bukuritë e qytetit. Këto banesa integrohen në fasadat e tyre me pjesën tjetër të projektit për të mbrojtur një lidhje arkitekturore e stili tradicional që qyteti e ka ruajtur me fanatizëm në kohë.

Tashmë kjo zonë kthehet në një stacion mikpritës për të eksploruar natyrën, historinë, kulinarinë etj duke sjellë gjithashtu rritjen e njësive të biznesit nga popullsia vendase për të vijuar kështu investimin në vendin e tyre.