Deri më tani janë realizuar rreth 50 % e punimeve

Ky qytet është pjesë e një seri investimesh me synim rijetëzimin e hapësirave urbane që do të mundësojë zhvillime të mëtejshme sociale e ekonomike, jo vetëm në nivel lokal.

Qyteti ndodhet pranë dy lumenjve, Gjanica dhe Vjosa, të cilët ofrojnë potencial të madh për gjueti dhe aktivitete të tjera sportive. Ujërat e këtyre lumenjve përdoren për vaditje dhe janë një prej faktorëve kryesorë për prodhimin e bollshëm bujqësor në rrethin e Mallakastrës.

Zona e ndërhyrjes nga FSHZH përfshin si aks kryesor Blv “Rrapo Hekali” dhe degëzimin nga qendra deri në rrugen nacionale me një sipërfaqe rreth 15300 m2. Perspektiva e zhvillimit te qytetit, parashikon ndërhyrje në shtresat rrugore të rrugëve dhe shesheve, ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve, ndërhyrje në ndricimin rrugor, ndërhyrje pjesore në fasadat e objekteve. Objekti me pozicionim në qendër të qytetit dominohet nga njësi të shumta tregtare vendosur në dy anët e rrugës kryesore.

Pjesa e parë e Bulevardit do të trajtohet në rrugë me dy sense lëvizje si dhe parkim në anën e tij Lindore. Në perëndim është parashikuar korsi bicikletash me gjerësi 2m plus trotuar për këmbësorët. E tërë siperfaqja është parashikuar të shtrohet me pllaka guri. Mënyra e shtrimit dhe dekori do krijojnë një harmoni dhe shkrirje të rrugës me trotuarin.

Përsa i përket qarkullimit të automjeteve, ai do jetë me orar të kufizuar, me objektiv kryesor furnizimin e njësive tregtare, dhe me lëvizje me një sens. Parkimi përgjatë këtij segmenti do jetë tërësisht i ndaluar. Pjesa e tretë e e këtij e aksi vazhdon në rrugën nacionale dhe do të trajtohen me trotuarë në të dy anët, kanalizimet e K.U.B, ndricim rrugor dhe në krahun perëndimor vazhdon korsia e bicikletave.  Degëzimi nga qendra deri në rrugën nacionale është trajtuar si rrugë me një sens lëvizje dhe parkim.

Realizimi i punimeve per projektin “Rikualifikimi Urban i Qendrës së Qytetit Ballsh” financuar nga Qeveria Shqiptare synon ti japë kësaj zone një frymëmarrje të re dhe do përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetesës së banorëve të tij.