Kjo rrugë është cilësuar e tillë për shkak të Pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit Berat, si festë e shenjtë e Bektashinjve cila mbledh bashkë çdo vit rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Diaspora e bota ku përveç ritualeve fetare vijojnë ngjitjen me këmbë edhe në majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit. Mali Tomorr ndodhet brenda Parkut Kombëtar Tomorr i cili shquhet si një destinacion turistik përgjatë gjithë vitit. Gjithashtu Mali i Tomorrit ofron terren për sporte të ndryshme si hipizëm, ski etj dhe thuhet se nga maja e tij mund të shihni dritat e qytetit Bari.

Problemet e hershme të infrastrukturës vështirësonin qarkullimin e automjeteve në këtë zonë si në drejtim të turizmit fetar, familjar, aventurës etj dhe në bashkëpunim me Njësinë Vendore rikonstruksioni i kësaj rruge u kthye në një domosdoshmëri, për të siguruar një lëvizje të sigurt në përputhje me standardet shqiptare të projektimit të rrugëve.

Procesi i zbatimit në terren ka vazhduar me ritme mjaft të mira dhe deri më tani janë realizuar rreth 70% e punimeve për këtë rrugë, e cila karakterizohet nga një qarkullim i konsiderueshëm. Realizimi i këtij projekti nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, nën financimin e Qeverisë Shqiptare synon të lehtësojë lëvizjen duke reduktuar kohën dhe kostot për çdo vizitor e duke zhvilluar paralelisht iniciativat për guida lokale, si mundësi e parë përfitimi ekonomik nga ky projekt.