Pas një sërë ndërhyrjesh të kryera, e të tjera në qytetin bregdetar të Vlorës, ky i fundit do ti nënshtrohet ndërhyrjes dhe në rikualifikim urban brenda hapësirave të banimit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka primar shërbimin ndaj komunitetit e për këtë arsye fillimisht vjen në ndihmë ndaj përdistshmërisë së banorëve e rrjedhimisht dhe pushuesve në zonë.

Ndërhyrja konsiston në rikualifikimin e elementeve të rrugës, krijimin e hapësirave me miqësore për funksionimin e kësaj rruge si infrastrukturë e mirëfilltë bashkëkohore dhe kthimin e saj në funksion të komunitetit. Kjo gjithashtu do të bëjë të mundur sigurinë e lëvizjes mbi këtë rrugë të këmbësorëve dhe të mjeteve, si dhe do të ndihmojë në shmangien e problemeve në të ardhmen.

Rruga shtrihet ndërmjet banesave kolektive të tipit pallat 5 – 10 kate. Përgjatë të gjithë gjatësisë së saj do të ketë pjerrësi tërthore në të dy anët, gje e cila mundëson drenazhimin e ujërave sipërfaqësore direkt në kanalet anësore.
Më herët rruga paraqitej e amortizuar, në mungesë të kanalizimeve të ujrave të bardha në të cilin parashikohen ndërhyrjet. Rrjeti i ndriçimit të rrugës mungon totalisht dhe parashikohet të ndërtohet në të gjithë bllokun e mësipërm. Problematikat kanë qenë nga më shumtat duke krijuar situata të vështira, për fëmijë e të rritur fare pranë vendbanimeve.

Tashmë përmes këtij projekti në zbatim nga FSHZH do të ndërtohet një rrugë me parametra europiane, duke e përshtatur me të gjithë rrjetin rrugor kryesor të qytetit. Ndërhyrja do të vijojë duke përfshirë infrastrukturën sipërfaqësore dhe sinjalistikën, duke rritur njëkohësisht cilësinë dhe sigurinë e jetës së banorëve.