Në punë e sipër!

Qëllimi i kësaj ndërhyrjeje konsiston në rikualifikimin e elementëve të rrugës, krijimin e hapësirave më miqësore për funksionimin e saj, si një infrastrukturë e mirëfilltë bashkëkohore dhe kthimin e saj në shërbim të komunitetit. Përmes këtij projekti dhe analizimit të problemeve ekzistuese paraqitur nga vetë banorët e zonës do të mundësohet lehtësimi i qarkullimit, siguria e lëvizjes në këtë rrugë të këmbësorëve, mjeteve duke krijuar një zgjidhje përfundimtare për zonën.

Përmes zbatimit të këtij projekti nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të mundësohet ndërtimi i rrugëve me parametra europiane, përshtatja e tyre me rrjetin rrugor të qytetit, shtuar këtu qëllimin kryesor atë të përmirësimit të mjedisit urban, krijimit të hapësirave rekreative për këto blloqe banimi.

Në funksion primar për banorët e zonës dhe si mbështetje për aktivitetet e tyre ekonomike, kjo rrugë dhe degëzimet me fshatrat përreth kanë qenë prej kohësh një domosdoshmëri infrastrukturore. Për efekt studimi paraprak, segmentet që do ti nënshtrohen rikonstruksionit vijojnë si më poshtë:

  • -Përmirësim i shtresave rrugore – rruga hyrëse “Grabian “
  • -Përmirësim i shtresave rrugore” Cermë- Shkumbin – Bishcukas
  • -Dushkcan – Gërmenj i madh

Ky është investimi i radhës në Bashkinë Divjakë në shërbim të komunitetit dhe frekuentuesve të zonës dhe në drejtim të zhvillimit të veprimtarive bujqësore e blegtorale.