Infrastruktura Vendore Rajonale, Borsh
Në proces asfaltimi, rruga Borsh – Kala e Borshit
Investimi i shumëpritur prej kohësh nga banorët e zonës, i cili prezanton Borshin jo vetëm për plazhin e kristaltë, por edhe për historinë dinjitoze që mbart në gjurmët e Kalasë. Borshi është pjesë e Njësisë Administrative Lukovë, ku po zbatohet ndërhyrja për rikonstruksionin e rrugës Borsh – Kala e Borshit. Me herët rruga paraqitej në një gjendje të amortizuar, duke lënë jashtë vëmendjes dhe aksesit Kalanë e Borshit. Shumë shpesh pas plazhit, vizitorët nuk ishin në dijeni të historisë pak minuta më lart.
FSHZH me financim të Qeverisë Shqiptare vijoi punimet për gërmim trup rruge për kasonetë, skarifikim asfalti ekzistues, si dhe gërmime trup rruge në shkëmb të fortë. E më pas ndërhyrje në nështresat profilime dhe asfalt, ndërtimin e mureve mbajtëse dhe pritëse sipas relievit të rrugës. Dhe të gjitha punimet për disiplinimin e ujrave, të cilat do të ndiqen në vijim me ndriçimin në zonën e banuar si dhe sinjalistikë vertikale dhe horizontale. Infrastruktura vihet në funksion të turizmit natyror dhe kulturor, duke lehtësuar qarkullimin si dhe sjellë më pranë destinacionet. Për tju gjendur pranë Njësive të Qeverisjes Vendore me kapacitete të shtuara teknike, për plotësimin e duhur të Planeve përkatëse për Zhvillimin e Territorit. Shtrimi i shtresës së binderit në këtë zonë sinjalizon një proces drejt përfundimit të rrugës, për ta vënë sa më shpejt në dispozicion të vizitorëve.