Vetëm 1000 vende të tilla në të gjithë botën!!!  Ky cilësim vjen për qytetin dhe kalanë e Gjirokastrës, pronë të trashëgimisë kulturore botërore, ku po zhvillohet një punë e përbashkët për strategjinë e konservimit dhe masat e sigurisë. Përmes vlerësimit të gjendjes aktuale, inspektimit të detajuar shoqëruar me kërkime topografike, gjeologjike dhe hidrologjike siç do të ndiqni në vijim, projekti synon qëndrueshmëri të strukturës dhe ruajtjen e vlerave unike.