Work in progress: Unaza Bujqësore e Myzeqesë, Lot II
Vijojnë punimet në projektin më rëndësi jetike, për zhvillimin bujqësor të zonës dhe të vendit.
Aktualisht po punohet me vendosje bordurash për trotuarët, ku kanë përfunduar 1.1 km dhe janë në proces në fshatin Qerret me bordurat.
Gjithashtu në 1.9 km ka përfunduar shtresa e çakullit, e cila është gati për stabilizant.
Lot II (Qerret- Kadiaj 2.7 km) parashikohet të përfundojë brenda këtij viti, për të vijuar me segmentin Kadiaj -Saver.
Ndërkohë e gjithë zona ka rreth 6700 ha tokë e kultivuar, 189 ha serra dhe 93 ha pemë, të cilat do përdorin Unazën Bujqësore të Myzeqesë për të dalë më shpejt dhe me kosto të ulët në treg.